Thaçi për Debat Plus: Të hënën nënshkruhet marrëveshja e koalicionit me BDI-në

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi për emisionin Debat Plus në Klan Macedonia ka bërë të ditur se marrëveshja e re politike me BDI-në dhe liderin e saj, zotin Ahmeti, do të nënshkruhet të hënën në ora 12 në Pallatin e Kulturës. Thaçi ka theksuar se kjo marrëveshje është rezultat i bisedimeve të gjata dhe një ide që ka marrë formë gradualisht gjatë dy viteve të fundit.

Sipas Thaçit, marrëveshja përfshin jo vetëm BDI-në dhe PDSH-në, por edhe Partinë Evropiane të Integrimit të Arianit Hoxhës, si dhe plane për bashkëpunim me partitë turke, boshnjake dhe disa shoqata. Thaçi ka vlerësuar rolin e Ahmetit si udhëheqës i këtij misioni të ri dhe ka shprehur mbështetjen e tij për formimin e një koalicioni më të fuqishëm.

“Sot unë dhe zoti Ahmeti e kemi mbyllur marrëveshjen, e cila do të nënshkruhet të hënën në ora 12 në pallatin e kulturës, kemi pasur biseda të gjata, dhe është ide e zotit Ahmeti që para dy viteve. Kjo ide dalngadalë është pjekur mes BDI-së dhe PDSH-së, po ashtu ditën e hënë do të nënshkruajm marrëveshje me partinë Evropiane të Integrimit të Arianit Hoxhës, planifikohet edhe me një parti turke, boshnjake dhe disa shoqata. Këto i udhëheq zoti Ahmeti si bartës i këtij misioni. Unë gjithmonë kam qenë i drejtpërdrejtë, dhe nuk më takon mua që të pengoj zotin Ahmeti të krijojë një koalicion më të fuqishëm, dhe komunikimi jonë është unilateral vetëm e PDSH-së , dhe të tjerat janë vetëm përgjegjësi zotit Ahmeti. Koalicioni që jemi ne ka një forcë kryesore politike e cila është BDI-ja e Zotit ahmeti, dhe është realiteti sot i tillë. Pjesa tjetër janë copëza partish të nadara të cilat ende nuk e kanë treguar fuqinë e tyre në elektoral”, tha Thaçi. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share