KSI: Rritja e infektimeve – mbani maska nëpër spitale, barnatore dhe transportin publik

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka konstatuar rritje të numrit të rasteve positive me COVID-19 për 65.8% në krahasim me javën e kaluar. Lajm i mirë është se nuk ka rritje të hospitalizimeve dhe rasteve që përfundojnë me fatalitet.

Duke marrë parasysh këto parametra dhe trendin e rritjes së infektimeve të reja në vendet fqinjë dhe në botë, KSI-ja, siç përcjell KlanM, rikujton obligimin e mbajtjes së detyrueshme të maskave nëpër institucionet shëndetësore, azilet e pleqve, barnatoret dhe transportin publik.

KSI-ja rekomandon qytetarët që ta mbrojnë shëndetin e tyre dhe t`i zbatojnë masat e përgjithshme të mbrojtjes; maskat, distanca dhe larja e duarve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share