Thaçi: Kovaçevski e ka ndarë mendjen

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi shprehet i befasuar pozitivisht nga vendosmëria e kryeministrit Kovaçevski sa i përket procesit të eurointegrimeve dhe ndryshimeve kushtetuese, si kusht kryesor për vazhdimin e kësaj rruge.

“Kovaçevski e ka ndarë mendjen. Kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë. Ai nuk koketon me grupacione tjera, me ide tjera, me ideale tjera dhe kjo është një pozitivitet shumë i madh. Po e përsëris se ndihma më e madhe kryeministrit e neve partnerëve që jemi pro këtij procesi, do të na vijë prej bashkësisë ndërkombëtare.

Ai theksoi se duhet t’u sqarohet qytetarëve për rëndësinë e procesit, ndërsa bëri të ditur se bashkësia ndërkombëtare do të luajë rol të rëndësishëm, sipas tij, për kthjellimin e opozitës maqedonase.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share