Tetovë: Promovohet libri “Njohurit themelore të fizikës” (Video)

NEZIRI- SHUMË NGA NOCIONET E FIZIKËS I KEMI SJELL NË NJË LIBËR

Në Tetovë, në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Matmatike-Natyrore pranë Universiteti të Tetovës, u promovua libri në lëminë Fizikës “Njohurit Themelore të Fizikës” të autorit Burhanedin Neziri .

Autori i këtij libri profesori Burhanedin Neziri pasi që falënderoj pjesëmarrësit që ishin në numër të madh tha se puna shumë vjeçare në fushën e arsimit, mësimëdhënis në lëndën e Fizikës më ka lidhur shumë me profesionin dhe s’më lë rehat dhe tani kur kur më ka përfunduar pjesa aktive e mësimdhënies, diçka sikur më shtynë si ajo puna e mësimdhënjes për të dhënë dicka pë brezat e ardhshëm

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ideja për të realizuar një përmbledhje të këtillë – të njohurive themelore  të Fizikës , ka lindur qysh në kohën kur brezi ynë ishim nxënës apo student. Në, aso kohe, për të ardhur deri te njohuri të caktuara të Fizikës, është dashur të bredhim gjithandej duke kërkuar  nëpër tekste të ndryshme shkollore dhe në gjuhë të ndryshme, natyrisht. Prandaj që nxënsit por edhe të interesuarit të tjerë, gjatë hulumtimeve  të tyre të mos humbasin kohë, ne, shumë nga nocionet  e Fizikës i kemi sjell në një libër” tha  autori I librit Burhandein  Neziri

Recenzenti i librit “Njohurit Themelore  të Fizikës” professor Dr. Neset Iazairi, fillimisht tha se në jetët tona janë disa persona që kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme

Ky Teksti-Libërlexuesit i ofron që të gjej një game njohurish, shpjegime për koncepte bazë të fizikës me një shtrirje pothuaj në të gjitha fushat e fizikës.   Kështu në këtë tekst  janë radhitur  në një vend me një spekter të madh njohurish, kuptime e terma të ndryshëm që mund të gjejnë shpjegime e sqarime,  të duhura. Për këto koncepte jepen sqarime, shpjegime definicione , ligje, formula, ekuacione të ndryshme  për  shumë madhësi fizike edhe atë duke filluar prej fizikës si shkencë natyrore deri te teoria e relativitetit”  tha recenzenti  prof.Dr. Neset Izairi

Të pranishëm në promovimin e libritë “Njohurit Themelore  të Fizikës” të autorit Burhanedin Neziri , që u mbajt në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Matmatike-Natyrore pranë Universiteti të Tetovës, ishin numër i madh i profesorëve të kësaj  lëmije , të ftuar  dhe  të afërt të autorit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share