Sektori për Punë të Brendshme në tetovë njofton se një 31-vjeçare nga rrethina e tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kunata e saj.
“Dje (19-shtator) në orën 14:10, një grua 31-vjeçare nga rrethina e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë së përbashkët nga kunata e saj A.A. (44), të cilit i ka paraprirë një debat verbal mes fëmijëve të tyre. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë”, thonë nga SPB-Tetovë.