Çfarë moti na pret sot?

Paradite në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me vranësira të pjesshme e me reshje shiu për një periudhë të shkurtër kohore. Nga orët e pasdites në shumë vende moti do të jetë e paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Vende-vende, proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike, erëra të forta dhe shfaqje të izoluara breshëri. Më shumë reshje do të ketë në pjesët veriperëndimore të vendit.

Në Shkup, do të ketë mot me vranësira të pjesshme, ndërsa nga mesdita do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive me reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike, erëra të forta dhe breshër./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share