Tërmeti në Turqi dhe Siri: Pakistanezi anonim dhuron 30 milionë dollarë

Një pakistanez që jeton në SHBA ka dhuruar 30 milionë dollarë për familjet e atyre që humbën jetën dhe u lënduan në dy tërmetet në Turqinë jugore dhe Siri.

Këtë e bëri të ditur kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif me anë të një postimi në Twitter.

“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanez anonim që hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.

“Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi shanset në dukje të pakapërcyeshme,” shtoi ai.

Të enjten, Sharif formoi një komitet të posaçëm të kabinetit për të mbikëqyrur mbledhjen e fondeve dhe ndihmës për viktimat e tërmeteve të së hënës në Turqi dhe Siri që la mbi 28 mijë të vdekur.

Ai njoftoi formimin e komitetit në një takim në Islamabad për të shqyrtuar dhe diskutuar mënyrat për të përshpejtuar fushatën e vazhdueshme për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share