Saiti: Mjetet për Sirinë do të transferohen përmes Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq
Ndihma humanitare e siguruar përmes Kryqit të Kuq për zonat e prekura na tërmeti në Turqinë jugore dhe në Siri është rrumbullaksuar në 71 milionë e 990 mijë denarë, njofton KlanM.
Në kuadër të kësaj shume, ndihma materiale e siguruar përmes Kryqit të Kuq është 8 milionë dhe 295 mijë denarë, ndërsa pjesa tjetër mjete financiare të grumbulluara përmes mobilizimit.
Sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq në Maqedoninë e Veriut, sic njofton KlanM, informoi sot se, mjetet e dedikuara për Sirinë do të transferohen përmes Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, ndërsa ndihma për Turqinë do të shkojë përmes Gjysmëhënës së Kuqe.
“Nga e hëna do të transferohen më tej në pjesën që duhet të fitohet si ndihmë dhe mbështetje e Sirisë, në thirrjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, për arsye të njohura se me Sirinë nuk mund të vendosim komunikime të drejtpërdrejta bilaterale që të transferojmë mjetet, përderisa mjetet që janë të dedikuara për Turqinë do të shkojnë Gjysmëhënën e Kuqe turke”, tha Sait Saiti nga Kryqi i Kuq.
Bordi i transparencën për donacionet e mbledhura nga aksioni i Kryqit të Kuq për ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti në Turiq dhe Siri, mbajti sot një mbledhje.
Në të, sic njofton KlanM, anëtarët e bordit shqyrtuan mjetet e paguara në Fondin e solidaritet të Kryqit të Kuq – donacione nga subjekte juridike dhe qytetarë përmes dokumenteve financiare të cilat ishin vendosur në dispozicion.
Kujtojmë se, më 6 shkurt të këtij viti, Turqia jugore dhe një pjesë e Sirisë, u goditën nga një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallë të Rihterit. Si pasojë e këtij tërmeti dhe pasgoditjeve të tjera të fuqishme, humbën jetën më shumë se 50.000 njerëz në Turqi dhe Siri./KlanMacedonia