Tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.4 Rihter godet Alaskën

Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) njoftoi në faqen e saj të internetit, se një tërmet shkatërrues goditi shtetin federal të Alaskës mëngjesin e sotëm.

Sipas USGS, fuqia e tërmetit ishte 7.4 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra ishte 106 kilometra në jug të Send Point.

Reuters raporton se autoritetet amerikane kanë lëshuar një paralajmërim për cunami.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai thekson se USGS njoftoi se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 9.3 kilometrash.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share