Tërhiqen nga gara tre kandidatët për rektor në UT

AKUZA PËR PRESIONE POLITIKE DHE FAVORIZIM TË NJË KANDIDATI

Kandidatët Bashkim Ziberi, Myqereme Rusi dhe Dervish Alimi janë tërhequr nga gara për Rektor në UT, kjo për arsyje të dyshimeve se këto zgjedhje janë të kurdisura. Në letrën e dorëheqjes, ata i dorëzuan 3 kërkesa Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe atë:

1- Të shkarkohet kryetari i Senatit, me gjithë senatin, për shkak të vendimeve të jashtëligjshme, të konfirmuara nga Inspektorati i Arsimit të Lartë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

2- Të shkarkohet UD.Rektori Kushtrim Ahmeti, i zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme, sipas raportit të Inspektoratit të Arsimit të Lartë.

3- Kërkojmë nga MASh, të caktojë UD.Rektor, apolitik, me kredibilitet moral dhe intelektual që do të udhëheqë procesin e zgjedhjes së organeve të reja të UT-së.

Ndër tjerash siç thuhet në letren e dorëzuar, kryetari I Senatit dhe Rektori Aktual i UT-s, iu kanë bërë shantazhe dhe presion ku veç saj po  në të njejtën kohë kanë promovuar edhe kandidat tjetër. Të tre kandidatët gjatë një debati televiziv një ditë më parë lëshuan edhe studion televizive në formë të protestës. Gjatë ditës reaguan nga Universiteti i Tetovës. Njoftojnë se procesi për zgjedhjen e rektorit të ri po zhvillohet normalisht.

“E njoftojmë mbarë opinionin publik se procesi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës zhvillohet normalisht për faktin se deri në momentin e përgatitjes dhe dorëzimit të materialit zgjedhor në njësitë akademike, kandidatët e dorëhequr kanë qenë të përfshirë dhe të certifikuar në këtë proces, sikundër i kanë caktuar edhe vëzhguesit e autorizuar brenda afatit të parashikuar në kalendar. Si rrjedhojë, Komisioni ka sjellë vendimin për listën përfundimtare të kandidatëve sipas rendit alfabetik. Siç jeni të njoftuar, kandidatët tashmë të dorëhequr, i kanë prezantuar platformat e tyre programore, kanë marrë pjesë në debate publike dhe i janë përmbajtur agjendës së këtij procesi– thonë nga Universiteti i Tetovës.

Nga Universiteti i Tetovës theksuan se Komisioni do ta zbatojë procesin zgjedhor në përputhje me Ligjin, Statutin, Udhëzuesin dhe kalendarin e përcaktuar. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share