Tensionet në Lindjen e afërt: A do të rritet vala e migrantëve?!

SPASOVSKI: S`KA INDIKACIONE PËR RRITJE TË MIGRANTËVE

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për momentin nuk kanë indikacione se mund të rritet vala e migrantëve ose tentativave për hyrje në territorin e vendit tonë.

Gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve MIA, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka theksuar se nga prilli i këtij viti kufiri sigurohet bashkë me FRONTEX-in dhe se kjo ka kontribuar të ulet rreziku i aktivizimit të rrugës ballkanike dhe mundësisë për kërcënime radikale dhe terroriste, veçanërisht pas përplasjeve në Lindjen e Afërt.

“Me ndihmën e FRONTEX-it, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, hyrjet e jashtëligjshme në vend janë ulur për 50%. Kemi efikasitet në zbulimin e trafikimit të migrantëve dhe shihet se ka rënie nga viti I kaluar me çka konfirmohet përkushtimi i policisë kufitare të RMV-së për të ruajtur paqën dhe sigurinë”  – tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Ndërkaq, policia e Serbisë ka njoftuar se janë arrestuar 6 persona kurse janë kapur 79 migrantë të jashtëligjshëm. Aksioni ishte ndërmarrë pas përplasjes së djeshme me armë zjarri midis dy grupeve të migrantëve ku humbën jetën tre prej tyre, kurse njëri ishte plagosur. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share