Të dielën shëtitje falas në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Udhëheqësve Turistikë

Me rastin e 21 Shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Udhëheqësve Turistikë, Shoqata e Maqedonisë së udhëheqësve turistikë, të dielën do të organizojë shëtitje falas në Shkup dhe Manastir.

Në Shkup, pikënisja është tek Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës në rrugën “Maqedonia” deri në Kala të Shkupit.

“Datat e turneut në Shkup do të jenë me fillim nga ora 12, 13 dhe 14, ndërsa në Manastir nga ora 12. Të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij turneu dhe të marrin pjesë në këtë manifestim i presim”, njoftojnë nga Shoqata e udhëheqësve turistikë të Maqedonisë. /MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share