Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u zhvillua në Muzeun e Sportit në Stadiumin Kombëtar Vasil Levski në Sofje në bazë të rezultateve nga sondazhi vjetor të publikuara nga Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA), tenisti serb Novak Djokoviq u shpall sportisti më i mirë i vitit në Ballkan, i cili gjatë vitit që e lame pas ka fituar tre tre tituj Grand Slam.
Novak Djokoviq doli i pari me 103 pikë. I dyti ishte basketbollisti serb Nikolla Jokiq me 72 vota ndërsa i treti basketbollisti bullgar Aleksandar Vezenkov me 38 vota
Për serbin Novak Gjokovic ishte kjo hera e tetë që shpallet sportisti më mirë i vitit në Ballkan duke filluar nga 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2019 dhe 2021 dhe 2023.
Në konkurrencë për sportistin më të mirë tëvitit 2023 ishte edhe atletja shqiptare Luiza Gega e cila renditet e 13-ta me 12 pikë. Nga sportistët e Maqedonisë së Veriut në Top listën e 50 sportistëve më të mirë në Ballkan ishin fituesi i medaljesolimpike Dejan Georgievski i 40-ti, futbollisti Elif Elmaz i 47-ti dhe mundësi Ahmad Magomedov i 50-ti
Renditja e 14 sportistëve të pare në bazë të sonazhit:
1. Novak Djokovic (Serbi) – tenis 103
2. Nikola Jokic (Serbi) – basketboll 72
3. Aleksandar Vezenkov (Bullgari) – basketboll 38
4. Miltiadis Tentoglou (Greqi) – atletikë 36
5. Ivana Shpanoviq (Serbi) – atletikë 35
6. Francesco Bagnaia (Itali) – motoçiklist 32
7. Melissa Vargas (Turkiye) – volejboll 31
8. Gianmarco Tamberi (Itali) – atletikë 27
9. Boryana Kaleyn (Bullgari) – gjimnastikë ritmike 21
10. Simona Radiș (Rumani) – kanotazh 19
11. Jannick Sinner (Itali) – tenis 18
12. Pietro Sighel (Itali) – udhë e shkurtër 14
Sportistet shqiptare në top listën e 50 sportistëve më të mirë
13. Luiza Gega (Shqipëri) – atletikë 12
19. Laura Fazliu (Kosovë) – xhudo 10
20. Amir Rrahmani (Kosovë) – futboll 10
21. Kristjan Asllani (Shqipëri) – futboll 10
22. Distria Krasniqi (Kosovë) – xhudo 9
27. Nora Gjakova (Kosovë) – xhudo 8
42. Alvin Karaqi (Shqipëri) – karate 4