NBA: Milwaukee zhgënjen fansat pëson nga Indiana 113 – 122

Kampionati amerikan i basketbollit NBA,ka vazhduar sipas orarit edhe gjatë  festës  së ndrimit të motmoteve, kështuqë sot  janë zhvilluar  shtatë takime ku vendasit kanë dal  fitues  në gjashtë ndeshje, ndërsa ekipet mysafire vetëm në një takim. MInnesotra me 24 fitore e 8 humbje kryeson Perëndimin, ndërsa Boston me 26  fitore e 6 disfata kryeson Lindjen

Skuadra e Denver sot ka shënuar  fitore  të sigurt ndaj Charlotte me  rezultatin 111-93. Te Denver më efikas ishte Murray me 25 pikë, 3 kërcime e 7 asiste dhe Porter me 22 pikë, 8 kërcime e 1 asiste, ndërsa te Charlotte  më efikas ishte Bridges me 26 pikë, 9 kërcime e 5  asiste.

Toronto mundi  ekipin e Cleveland me rezultatin 124-121. Siakam ishtre më efikas te vendasit me 36 pikë, 5 kërcime e 2 asiste, ndërsa te  skuadra mike  më efikas ishte LeVert me 31 pikë, 4 kërcime e 4  asiste.

Fitore të sigurt ka shënuar Houston, ndaj detroitit me rezultatin 136-113. Sengun ishte më efikas  me 26 pikë, 4 kërcime e 9 asiste. Milwaukee ka zhgënjyer  me   disfatën para tifozëve vendas duke humbur nga Indiana me rezultatin 113 – 122. Giannis Antetokounmpo ishte  me efikas  ne  ketë ndeshje duke relizuar  një “triple double” me 30 pikë, 18 kërcime e 11 asiste por që mbeten vetëm për statistikë.

 Utah Jazz ka thelluar krizën e Dallas  duke mundur me rezultatin e thellë 127-90. Lojtari më mirë i ndeshjes ishte vendasi Simone Fontecchio i cili realizoi 24 pikë 6 kërcime e 2 asiste, ndë Luka Donçiq në këtë takim realizoi vetëm 19 pikë, 6 kërcime e 14 asiste. Fitore si vendas  ka shënuar edhe Clipers në përballen me Miamin  me rezultat6in 121-104. Te vendasit më efikas ishin Leonard me  24 pikë, George me 23  dhe Powel me 22 pikë.

Rezultatet e ditës së sotme:

Toronto – Cleveland  124 – 121

Houston – Detroit  136 – 113

Milwaukee – Indiana 113 – 122

Denver – Charlotte 111 – 93

Phoenix – Portland  109 – 88

Utah Jazz – Dallas  127 – 90

Los Angeles Clippers – Miami  121 – 104

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share