Janë përcaktuar të gjithë tenistët çerekfinalistë në grand slam të Wimbledon për meshkuj . Spanjolli Rafael Nadal, mposhti 3-0 holandezin b.Van de Zandschlup në sete 6-4, 6-2 dhe 7-6. Ndeshje e mirë e Nadal, që këtë vit ka triumfuar si në Australian Open ashtu dhe Roland Garros, duke qenë pretendent edhe në këtë grand slam.
Përballë tij në çerekfinale do të jetë amerikani Taylor Fritz, që mundi 3-0 australianin J.Kubler. çerekfinalja e fundit është ajo mes kilianit Cristian Garis dhe australianit Nick Kyrgios. Kjo është hera e parë që këta dy tenistë përballen në çerekfinale.
Për Garis kjo është hera e parë që shkon kaq larg në një turne të madh. Ai mundi 3-2 australianin A.De Minaur. Ndërsa Kyrgios, i njohur si tenisti rebel, mposhti po 3-2 amerikanin B.Nakashima. Kyrgios shihet si favorit për këtë turne që po zhvillohet në Londër.
Çerekfinale – Meshkuj
N.Gjokoviq – J.Sinner
D.Goffin – C.Norrie
C.Garin – N.Kyrgios
T.Fritz – R.Nadal