Tenis: Medvedev dhe Kvitova fituese të turneut Masters në Majemi

Është mbyllur turneu Masters i Majemi për meshkuj e femra në tenis, ku nuk kanë munguar surprizat.

Për meshkuj, fitues doli tenisti rus Daniil Medvedev. Ish-numri 1 në botë, në finale mundi 2-0 (7-5, 6-3), italianin Jannik Sinner. Një ndeshje që pati rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej dominoi Medvedev, që fitoi trofeun e katërt sezonal, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Tenistja çeke Petra Kvitova triumfoi te femrat, duke u rikthyer në kohën e dikurshme, kur dominonte në fushë. 33-vjeçarja mundi 2-0 (7-6, 6-2) kazaken Elena Rybakina, që pak ditë më parë pat fituar në Indian Wells. Për Kvitova ky është titulli nr.30 në karrierë, titulli më i rëndësishëm që perj vitit 2018.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share