Ditën e diel, tenisti serb Novak Djokoviq triumfoi në turneun e Astanas (Kazakistan). Për ish-numrin 1 në botë ky është titulli i 80-të në karrierën e tij.
E veçanta e këtij triumfi është fitorja nr.1022 në karrierë prë Djokoviq, që numëron edhe 205 humbje. Kjo e ngjit serbin në krye të renditjes botërore për sa i përket përqindjes fitore/humbje.
Djokoviq ndodhet në krye më 83.29% ndeshje të fituara, vetëm 0.01% më shumë se Rafael Nadal, i dyti. Në “top-5” tenistët që kanë përqindjen më të lartë të fitoreve janë edhe Bjorn Borg, Roger Federer e John Connors.
Renditja e tenistëve
1-Novak Djokoviq, 1022/205 (83.29%)
2-Rafael Nadal, 1066/214 (83.28%)
3-Bjorn Borg, 654/140 (82.4%)
4-Roger Federer, 1251/275 (82%)
5-John Connors, 1274/283 (81.8%)