Tenis: Djokoviq i revanshohet Alcarazit për humbjen në Wimbledon

Tenisti serb Novak Djokoviq mposhti Carlos Alcaraz në finale e Masters në Cincinnati, edhe pse ndoshta tenisti më i mirë në histori kundër numrit 1 të botës kishte një set dhe një tie break minus. Gjokoviq ka arritur një triumf të pabesueshëm në një ndeshje epike, të paharrueshme pas gati 4 orësh lojë.

Një finale që i pati të gjitha, kështu rezultoi të ishte ajo e Cincinnatit mes Carlos Alcaraz dhe Novak Djokoviq. Tashmë, jemi mësuar me këtë dyshe që dhuron emocione të jashtëzakonshme dhe sfida në Centre Court i pati të gjitha teksa pas më shumë se tre orësh ai që triumfoi duke shtuar një tjetër titull Masters në “CV” ishte tenisti serb.
Në fakt, dukej një takim që do të shkonte në favor të Alcaraz. Tenisti nga Murcia fitoi setin e parë me shifrat 7-5 teksa Djokoviq po vuante diellin që kishte pushtuar Centre Court. Në setin e dytë, Nole shfaqi probleme të shumta fizike dhe sërish 20-vjeçari kishte avantazhin dhe mund ta dërgonte ndeshjen në shifrat 5-3, por papritur numri dy i botës fitoi në shërbimet e Alcaraz dhe barazoi në 4-4.

Kjo ishte pika e kthesës jo vetëm për setin e dytë, por për krejt takimin me Djokoviq që në atë moment nisi një tjetër ndeshje. Seti iu drejtua tie break, ku edhe aty Alcaraz shpërdoroi një mundësi për të fituar ndeshjen.

Në fund, 36-vjeçari e fitoi tie break me shifrat 7-9 dhe ndeshja shkoi në set final. Ishte Djokoviq që mori kryesimin me shifrat 3-5 dhe pati në më shumë se një rast mundësinë për ta mbyllur ndeshjen. Por, Alacaraz nuk u dorëzua, luftoi, mori disa pikë spektakolare dhe barazoi sërish.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share