Portieri i KF Besa, Dejan Siljanovski: Treguam lojë konstruktive në të gjitha ndeshjet falë profesionalizmit

Me titullin kampion vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor ka  filluar të realizohet  projekti i  pronarit të klubit të futbollit Besa nga Dobërdollit, familja  Tairi që përkrahet edhe  nga  tifozët e ,këtij vendbanimi. 15 ndeshje të zhvilluara  13 fitore  një barazim dhe vetëm një humbje  me 37 gola të shënuar e vetëm 8 gola të pranuar  me 40 pikë të grumbulluara  dëshmon qartë fuqin e kësaj  skuadra  ku garon  së bashku me  skuadra  që kanë përvojë të madhe  në  futbollin  vendor  si Pelisteri, Pobeda. Skopje, Bashkimi, Teteksi e tjera. Për suksesin e këtij klubi padyshim se  meritor  kryesor  janë  pronarët Haxhi Muhamed Tahiri me dy djemtë e tij, Zijadinin dhe Elhamin, stafi teknik  dhe  sidomos  futbollistët do të veçonim  golashënuesin Fitor Ademin që ka realize 12  gola, Izair Emin  7 gola,   kapiteni Xhemali Esati, mesfushori Armend Alimi  dhe  sidomos  portiere Dejan Siljanovski I cili në disa  ndeshje  ka  pasur mbrojtje të shkëlqyera. Ai gjatë gjysmë sezonit ka mbrojtur  në 11-të ndeshje  dhe  është mposhtur  vetëm në pesë raste. Statistikat tregojnë se  ai ka mbrojtur 6 gola të sigurt(Clean Sheets).  Pas  ndeshjes  së  fundit të sezonit vjeshtor portieri Dejan Silanovski për Klan Macedonia, deklaroi:

Në këtë gjysmësezon treguam një lojë konstruktive në të gjitha ndeshjet falë profesionalizmit, sakrificës, shpirtit të përbashkët fitues dhe miqësisë në skuadër dhe mbi të gjitha profesionalizmit të strategut Tanevski dhe të gjithë ekipit menaxhues të klubit. Falenderim i madh për pronarët e KF Besa,  Zejdin dhe familjes së tij Tairi si dhe për publikun. Pas pushimit të merituar, vijojnë përgatitjet intensive dhe me forca edhe më të mëdha hyjmë në grupin elitar të Ligës së ParëDeklaroi për Klan Macedonia< portiere Dejan Siljanovski.

Portieri 29 vjeçar   në karrierën e tij  ka mbrojtur  me  Teteks, Bellasicë, Gostivar,  Skopje, Voska Sport , ndërsa nga kampionati 2022/2023 është pjesë klubit të futbollit  Besa të Dobërdollit./KlanMacedonia/

 
 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share