Tenis: Aryna Sabalenka fituese e grand slam-it “Australian Open 2024”

Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka është fituese e grand slamit të tenist Australian Open 2024. Ajo në finale mundi tenisten kineze Qinwen Zheng me rezultatin 2-0  në sete 6-3 dhe 6-2.

Tenistja  25 vjeçare nga Bjellorusia bëhet gruaja e parë pas Vikotria Azarenkas në vitin 2013, të mbrojë titullin në Australian Open, të fituar vitin e kaluar.

Bjellorusia Aryna Sabalenka shfaqi edhe një herë formën e saj të mrekullueshme dhe vazhdoi rrugëtimin e saj  të sukseseve që filloi nga  viti  2023 .

Kujtojmë se finalja në kategorinë e meshkujve do të zhvillohet të dielën mes tenistit italian Jannik Sinner dhe atij rus Daniil Medvedev./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share