Të tjerë futbollistë shkojnë në Arabi

Milinkoviç Saviç transferohet tek Al Hilal, ofertë edhe për Zaniolo

Milinkoviç Saviç është futbollisti i radhës që largohet nga Europa drejt Arabisë Saudite. Sulmuesi i Lazio do të shkojë tek Al Hilal. Sipas mediave italiane do të përfitojnë të dy palët si Lazio dhe futbollisti. Klubi do të përfitojë 40 milion euro për kartonin kur Milinkoviç është në vitin e fundit të kontratës. Paga e tij do të jetë 60 milion në total për 3 sezone.

Al Hilal po kërkon edhe Nicolo Zaniolo. Në pritje të përgjigjes së lojtarit dhe Galatasaray. Zaniolo do të marrë 120 milion euro për 4 vite, ndërsa Gallata 35 milion. Al Hilal ka afruar si trajnerin portugezin Jorge Jesus, ndërsa një nga blerjet më të bujshme është Kalidou Koulibaly.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Jesus përfiton 10 milion në vit, ndërsa Koulibaly 30 milion. Deri më tani në kampionatin e Arabisë Saudite janë afruar emra të njohur si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Ngolo Kante, Firmino apo Marcelo Brozoviç të cilët përfitojnë paga të majme.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share