Çmenduria, kërkohet huazim i Haaland

‘Çmendet’ Ashton United, kërkohet huazimi i Haaland nga Manchester City

Erling Haaland është një nga yjet që nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Sulmuesi nuk do udhëtojë drejt Katarit jo për shkak të dëmtimit, siç ka ndodhur me lojtarë të tjerë të mëdhenj, por sepse Norvegjia nuk arriti që të kualifikohej. Në këtë situatë kërkon të përfitojë Ashton United, nga divizioni i shtatë i futbollit anglez. Kjo skuadër që militon në Ligën veriore ka guxuar të ëndërrojë, teksa ka kërkuar huazimin e sulmuesit nga Manchester City për periudhën kur luhet edhe Botërori në Katar.

Për t’i dhënë mundësinë që të jetë në formë, Ashton United kërkon shërbimet e Haaland për 28 ditë, çka do ishte mirë edhe për Cityn, pasi do kishte në gjendje të mirë fizike sulmuesin e tyre kryesor. Ashton United gjendet i nënti në renditjen e Kategorisë së Shtatë të futbollit anglez, pesë pikë më pak se kryesuesit dhe aktualisht pret një përgjigje nga Haaland që ka nisur tashmë pushimet dhe City, që pritet të shihet nëse do preferojë ta huazojë lojtarin në një kampionat modest.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Skuadra angleze ka shënuar 23 gola në 19 ndeshje deri më tani, statistika që janë më të dobëta se ato të norvegjezit. Mesatarisht ai shënon më shumë gola se e gjithë skuadra, 18 në 13 ndeshje të Premier League dhe 23 në 18 ndeshje në të gjithë garat.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share