Të tjera telashe për shefin e “Red Bull”, fotot me punonjësen po bëjnë namin!

Ato u janë dërguar figurave kryesore të Formula 1

Të tjera telashe për shefin e skuderisë së Red Bullit Christian Horner. Komunikimi në WhatsApp mes tij dhe një punonjëseje u bë publik. Në total janë 79 fotografi të mesazheve dhe fotove mes të dyve, që u dërguan nga një person anonim te figurat kryesore të F1 përpara nisjes së Çmimit të Madh të Bahreinit.

Rrjedhja e informacionit vjen një ditë pasi bashkëshorti 50-vjeçar i ish-këngëtares së grupit “Spice Girl” Geri Halliwell u lirua nga akuzat për sjellje abuzive pas një hetimi të brendshëm të kryer nga skuderia austriake në Salzburg.

U vendos që anglezi që paguhet 9 mln euro në një sezon të qëndrojë si drejtues i skuderisë fituese të kampionatit botëror. Mes personave që morën mesazhet e shkëmbyera mes Horner dhe punonjëses ishin edhe presidenti i FIA, Mohammad Ben Sulayem dhe shefi ekzekutiv i F1, Stefano Domenicali.

Menjëherë pasi u publikuan mesazhet dhe fotografitë, Horner publikoi ​​një deklaratë ku sqaronte se nuk do të komentonte spekulimet anonime, por ripërsëriti se i mohonte akuzat.

Sipas tij, investigimi ishte i drejtë dhe se ai kishte bashkëpunuar totalisht. Shefi i “Red Bull” theksoi se është plotësisht i përqendruar te nisja e sezonit të ri.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share