Të shtunën fillon edicioni i 8-të, turneu tradicional Kupa e Diasporës “Debreshi 2023”

Në organizim të Qani Sulejmanit nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, trajneri i njohur nga ky vendbanim Bekim Ahmeti dhe me përkrahjen disa aktivistëve tjerë nga Debreshi, të shtunën më 29 korrik, do të mbahet edicioni i tetë me radhë turneu tradicional në futboll të vogël Kupa e Diasporës “Debresh 2023”.

Sipas organizatorit Qani Sulejmani në krahasim me vitet e kaluara kësaj radhe turniri do të zhvillohet me grup-moshat e reja gjegjësisht juniorët e ekipeve më të mira nga rajoni i Pollogut dhe nga diaspora. KF ShkëndijaAkademija e GostivaritDardanët Reçicë e Vogël. KF Arsimi ÇegranKF Besa DobërdollKF Rinia NegotinëSviss Talent me lojtar nga diaspora. Flamurtari i Debreshit. Ndërsa në ditën e dytë parashihet të zhvillohen ndeshje revyale me emrat të njohur të futbollit nga rajoni i Pollogut.

 “Duke pasur parasysh karakterin dhe qëllimin e këtij manifestimi tradicional të futbollit të vogël, kësaj radhe me grupmoshat. Si gjithmonë në tribune e stadiumit të fshatit Debresh do të gjenden  banorët e këtij vendbanimi për ti përkrahur  këta  talent që janë e ardhmja e  futbollit . Sporti gjithmonë bashkon, afron dhe afirmon vlerat tona kombëtare. Ejani të bëjmë spektakël për të gjithë por edhe për mërgimtarët tanë” tha Qani Sulejmani  nga  Liga  Shqiptare e futbollit në Austri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Si gjithmonë organizatori ka paraparë shpërblime për katër skuadrat më të mira, lojtarin, golashënuesin dhe portierin më mire, por do të shpërblehet edhe lojtari më i ri dhe më i vjetër.

Turneu në futboll të vogël Kupa e Diasporës “Debresh 2023” do të zhvillohet sipas të gjitha rregullat e futbollit të vogël. Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin e specializuar  për futboll të vogël në fshatin Debresh, me fillim në orën 19:00./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share