Në Haraçinë po vazhdon ekspertiza e ekipit të Policisë lidhur me sulmin me armë zjarri ndaj kryetarit të kësaj komune, Ridvan Ibraimi me ç’rast të plagusur mbetën shoferi i kryetarit dhe një person tjetër.
Siç informojnë gazetaret e Tv Klan Maqedoni nga terreni, rasti ka ndodhur përderisa kryetari Ibraimi ka qenë duke inspektuar punimet për rregullimin e trotuareve në një ndër rrugët kyçe të Haraçinës, kur dy persona kanë hapur zjarr ndaj tij dhe ekipit shoqërues.
Dy personat e lënduar janë nisur menjëherë për në spitalin e qytetit në Shkup.
Sipas informacioneve të para, shoferi i kryetarit i është nënshtuar mënjëherë ndërhyrjes mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar, ndërsa personi tjetër ka gjendje stabile jashtë rrezikut për jetë.
Rruga aktualisht mbetet ende e bllokuar teksa nga MPB nuk ka akoma asnjë informacion zyrtarë lidhur me rastin.
Kujtojmë se kryetari i Haraçinës ka qenë cak i sulmeve disa herë, rastet ai i ka paraqitur në MPB dhe Prokurori mirëpo të njejtat ende nuk janë zbardhur. /TvKlan.mk