Bërns: Me sfidat do të përballemi si aleatë

AMBASADA E SHBA-së NË SHKUP SHËNOI 4 KORRIKUN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

 Ambasada e SHBA-së në Shkup mbrëmë ka shënuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë, respektivisht 246-vjetorin e themelimit të SHBA-ve.

Në oborrin e Ambasadës amerikane në Shkup, pas një pauze dyvjeçare për shkak të situatës me COVID-19, Ambasadorja Meri Kejt Bërns priti mysafirët dhe gjatë një fjalimi potencoi bashkëpunimin strategjik SHBA-RMV dhe sfidat aktuale me të cilat përballet vendi.

“Siç do të vazhdoni të ngjiteni kodrës drejt një të ardhmeje më të sigurtë eurointegruese, do të duhet të përballeni me sfida të vështira. Dilemat që krijohen janë të vetme për vendin dhe rrugëtimin tuaj, por gjatë përballjes nuk jeni të vetëm. SHBA-të janë me Ju gjatë ngjitjes. Ashtu sikurse vendet tona do të përballen me sfida të reja, ne do të përballemi bashkë, si aleatë, partner dhe miq. Më të fortë e më të vendosur se kurrë”, deklaroi Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Meri Kejt Bërns

Ambasadorja Meri Kejt Bërns tha se në 30 vitet e kaluara SHBA-të mbështesin Maqedoninë, kurse vetëm nga viti 2019 janë investuar 60 milionë dollar në vend.

Në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, ka marrë pjesë krerët më të lartë të vendit, Ministra, Kryetarë të partive politike, Kryetarë Komunash dhe personalitete tjera nga jeta publike dhe politike. /KlanMmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share