Të shtënat me armë në universitet, Çekia në zi

Qytetarët ndezin qirinj dhe vendosin lule në shkallët e universitetit

Republika Çeke është në ditë zie kombëtare për viktimat e sulmit në universitetin e Pragës.

Flamujt në ndërtesat zyrtare u ulën në gjysmështizë ndërsa qirinj dhe lule  janë vendosur në shkallët e godinës së Fakultetit të Arteve dhe të filozovisë, aty ku vranë 14 persona.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të shumtë ishin qyetarët që ju bashkuan nderimeve për viktimat.

Ne jemi nga një qytet shumë i vogël, afër Pragës, nga Louny dhe këtu humbi jetën një nga mikeshat e mia . Ajo ishte profesoreshë, profesoreshë muzike. Është shumë e trishtë.

“Më vjen shumë keq për ata njerëz të pafajshëm që kanë  humbur jetën . Nuk ishte faji i tyre.”

Ndwrsa prresidenti çek Petr Pavel mori pjesë në një meshë në Pragë të për të kujtuar viktimat e të shtënave të rënda në vend.Ceremoni tw ngjashme po mbahen edhe nw qytete tw tjera tw Cekisw.

Nderkohe mediat e huaja kane zbuluar detaje te reja nga ajo cfare ndodhi gjate masakres se te enjtes.

Në këtë video të postuar nga briatnikja Daily Mail shihet se si një gazetar  përpiqet ta shpërqëndrojë për të mos shkaktuar të tjera viktima.

Por 24-vjecari shpërfill thirrjet e gazetarit duke vazhduar të qëllojë. Pas pak sekondash ai informaon një officer policie  se ku ndodhet saktësisht autori I cili sipas gazetarit wshtw qwlluar disa herw.

Në momentin që sulmuesi u ekspozua në mënyrë të tillë që të mund të qëllohej, polici qëlloi tre herë në sulmuesin. Ai qëlloi tre here  dhe kjo bwri qw ai tw humbiste ekuilibrin. Pastaj ai gjithashtu dëgjoi se policia po afrohet nga brenda, kështu që ai qëlloi veten, sepse e dinte se ishte në një situatë pa zgjidhje.

Veprimet e tij i kanë  bwrw jehonw në mediat çeke, por  Jiri Forman thotw pwr gazetarwt e agjenicsw sw lajmeve Reuetrs se  ai nuk wshtw një hero.

“Unë nuk e shoh aspak kështu. Unë bëra gjëra që besoja se ishin të drejta, dhe për fat të keq, heronjtë e trishtuar janë të afërmit që humbën më të afërmit e tyre në këtë prag  Krishtlindjesh dhe policët dhe shërbimet e shpëtimit. Unë nuk e bëra ndonjë gjë të veçantë”.

David Kozak ishte një student I shkëlqyer historie por në mesazhet e postuara në Telegram Gjatë javëve të  fundit, shfaqin një tjetër panoramë të tij.

‘Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se do të bëhesha maniak në të ardhmen’. ëshët mesazhi i tij pak para se të ndërmerret sulmin, një nga ngjarjet më të rëndat në historinë e Republikës Ceke.

Para masakrës ai vrau të atin,ndërsa ditë më parë dyshohet se vrau edhe një 32-vjecar  së bashku me vajzën  e tij dy muajshe në një pyll në fshatin Klanovice, pranë Pragës./KlanNews

Xhuana Lika

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share