Të shtëna me armë zjarri në Selanik, shpallet në kërkim shqiptari

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ditën e djeshme, ku protagonist raportohet të jetë një 34-vjeçar shqiptar. Sipas mediave greke 34-vjeçari në bashkëpunim me një 42-vjeçar të komunitetit rom kanë sulmuar me armë zjarri një fabrikë riciklimi në zonën e Oreokastros.

Protothema.gr shkruan se dy agresorët sulmuan fabrikën për shkak të zhurmës që makineritë e riciklimit shkaktonin në zonë.

Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërkohë dy autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia helene. Gjithashtu në banesën e shqiptarit është gjetur një arsenal armësh, të cilat janë sekuestruar nga policia./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share