Rama surprizon Kurtin, i shkon nga pas dhe i mbyll sytë në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane (Video)

Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet Kongresi i Partive Socialiste Europiane. Në këtë kongres merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, por edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i shoqëruar nga stafi i tij.

Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri ka siguruar një video ku shfaqet Kryeministri Edi Rama që takohet me Albin Kurtin. Rama i ka dalë prapa krahëve dhe i ka mbyllur sytë Kurtit.

Takimi mes dy Kryeministrave në Berlin ka qenë miqësor teksa po përgatiteshin për nisjen e Kongresit të Partive Socialiste Europiane. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share