”Të rinjtë munden”: Aktivizëm rinor për ndryshime pozitive

ALBANA DHE ERZA BËJNË THIRRJE QË TË RINJTË TË BËHEN AKTIV

Albana dhe Erza janë anëtare të organizatës “Të rinjtë munden”, ku me projektin “Bankat lokale të të rinjve” shprehin lirshëm planet dhe idete per të bërë më të mirë vendin ku jetojnë. Albana ndër tjera bëri thirrje që më shumë të rinj të bashkohen në këtë projekt, raporton Klan M.

“Jemi në këtë proekt disa të rinj dhe u bëjmë ftesë edhe të rinjve tjerë që të behen pjesë e këti projekti, të rinj të cilët kan deshirë që të ndyshojnë vendin ku jetojnë dhe ta bejnë një vend më të mirë, të cilët kanë plane dhe ide dhe deshirojnë që t’I realizojnë ato ide që vendi ynë të jetë një vend më i mirë.” – thotë Albana Ramadani – ”të rinjtë munden”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Erza tha se këto projekte janë në favor të të rinjve dhe përveç shoqërimit, të rinjtë do të kenë mundësi të shprehin lirshëm mendimet përmes aktiviteteve rinore dhe sociale.

“Mund të mësojmë shumë gjera të reja dhe unë si vulluntere në këtë proekt kisha bërë thirrje që të rinjtë nga mosha 15 deri në moshen 29 vjecare të aplikojnë në këtë proekt sepse do të ketë aktivitete dhe do të jetë një pervoj e re” – tha Erza Rustemi – ”të rinjtë munden”

Qellimi i këti proekti I cili financohet nga BE-ja, është që të rinjtë të angazhohen më shumë në vendimarrje dhe të jenë pjesëmarrës në zhvillimin e shoqërisë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share