Çmimi dhe kursimi i rrymës: Qytetarët – masat janë të vonuara (Video)

DIMËR I VËSHTIRË PËR VENDIN, RAJONIN, EVROPËN…

“Na pret një dimër I vështirë” është fjalia që kohëve të fundit dëgjohet shumë shpesh si nga autoritetet e vendit poashtu edhe nga qytetarët, raporton Klan M.

Nga 1 Shtatori në fuqi hyjnë dy vendime të Qeverisë. Situata e krizës me furnizim me energji për ngrohje në Qytetin e Shkupit dhe situatë krize me furnizim me energji elektrike në gjithë territorin e vendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga 1 Shtatori hyjnë në fuqi dhe detyrimet për kursimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes, kurse qëllimi është që të ulet konsumi I rrymës elektrike për 15% krahasuar me muajt e njëjtë të vitit të kaluar.

Qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni thonë se masat janë të vonuara.

“Duhet kursyer, por qeveria duhet të kishte menduar më parë për këtë dhe jo tani që të gjithë barrën të na e ngarkojë neve popullit dhe të hiqen që ne të kursejmë. Kurseni para, mos e ndizni sobën, prisni deri në 12. Ne jemi në punë, kthehemi në shtëpi, e ne të moshuarit shkojmë në shtrat më herët, zgjohemi më herët, zgjidhje shumë e vështirë që do të ketë për këtë, unë nuk e di se çfarë do të jetë, por vetë qeveria duhet të gjejë një zgjidhje, ata duhet të kishin menduar para kohe”

“Ne duhet të prodhojmë energji elektrike e jo ta kursejmë atë. Nuk do të kishim dimër të ashpër nëse prodhojmë energji elektrike dhe mund të prodhohet energji elektrike duke ndërtuar elektrana të reja diellore, burime të reja energjie, të shfrytëzoher era etj, kështu që ka zgjidhje, por tani është vonë, duhet të ishte menduar shumë më herët, tani është 5 në 12.”

“Duke pasur parasysh të gjithë krizën në botë, duhet të jemi pak të kujdesshëm, veçanërisht familjet duhet të jenë të kujdesshëm se si e harxhojnë energjinë elektrike, disa zakone duhet të ndryshohën, pres që do të jetë pak problematike sidomos me tarifat e reja të energjinë, me faturat e reja, do të jetë interesante”

“Thonë se jashtë është njësoj, por nuk është njësoj, kushtet janë ndryshe në Gjermani, Zvicër dhe ndryshe janë këtu, na krahasojnë me Zvicrën, Gjermaninë dhe rrogat janë të ulëta, pensionet janë të vogla. na pret nje dimer shumë i keq, nuk e di si do ta kalojmë, si do jetë me ngrohje dhe rryme, vetem zoti do na jape qetesi dhe dimri të jete i ngrohët”

Ndryshe, Maqedonia e Veriut ka regjistruar inflacion prej 16%. Në Korrik shporta konsumatore për një familje katër anëtarëshe shkonte në mbi 47.000 denarë apo 780 euro. Në shumë sektorë paralajmërohen greva me kërkesa për rritje të pagave. Por, jo vetëm në vendin tonë dhe rajon, kriza energjetike dhe inflacioni po “dridh” edhe Evropën ku sipas parashikimeve edhe vendet evropiane priten të përballen me dimra të vështirë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share