Të rinjtë grekë përballen me inflacionin e lartë

Qiratë e shtëpive janë bërë të papërballueshme dhe për studentët largimi nga vendi është e vetmja zgjidhje

Ashtu si shumë të rinj grekë që përpiqen të jetojnë brenda mundësive të tyre, studentes 27-vjeçare Christina Pappas iu desh të kërkonte shumë për një apartament tjetër me çmim të përballueshëm kur qiraja u rrit dhe ajo u detyrua të shpërngulej.

Pappas një vendase nga Kalamata, e cila studion për teatër në Athinë më përpara ajo jetonte në një apartament 50 metra katrorë në qendër të qytetit ku qeraja ishte 320 euro. Me rritjen e qirasë së saj, shpenzimet arritën në 500 euro bashkë me ngrohjen dhe energjinë elektrike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me një punë me kohë të pjesshme nga e cila merrte vetëm 650 euro, ajo u detyrua të kërkonte diçka më të vogël dhe më të lirë. Punëdhënësit ofrojnë deri në tre euro në orë shprehet ajo, dhe nëse pagat nuk rriten, do të ketë kriza njëra pas tjetrës.

“Shumica punojnë me paga të ulëta dhe orë të gjata, kështu që nuk mund të jetoni vetëm në Greqi, ose jetoni me prindërit ose keni një shok dhome që mund të ndani qiranë. Pra me rritjen e çmimeve do të thoja që për një student që kërkon të jetojë vetëm, bëhet edhe më e vështirë. Largimi nga vendi do të jetë e vetmja rrugëdalje.”

Ndërkohë që ekonomia e Greqisë po rritet me gati dyfishin e normës së zonës së euros këtë vit falë një rikthimi të fuqishëm të turizmit, të rinjtë po i tremben gjithnjë e më shumë rritjes së çmimeve për shkak se gazi dhe faturat e energjisë janë shumë të larta. Rritja e qirave dhe mospërballueshmëria e banesave është një problem në shumë ekonomi të industrializuara, por në Greqi është veçanërisht i mprehtë pasi standardet e jetesës dhe pasuria e familjeve tashmë janë përgjysmuar nga kriza e borxhit që filloi në 2009 dhe masat shtrënguese që pasuan.

“Gjashtëdhjetë e shtatë për qind e të rinjve në grupmoshën 24 -35, 36 vjeç, jetojnë me prindërit. Kjo është me të vërtetë, shumë e keqe, për ekonominë greke, për familjen dhe për demografinë e vendit. Nëse në momentin që një i ri shkon të marrë një shtëpi me qira, ai do të shpenzojë të paktën 60-70% të pagës së tij për qira.”

Një sondazh nga qendra e mendimit Eteron me bazë në Athinë këtë vit tregoi se për 83% të 1007 të anketuarve të moshës 18-44 vjeç, strehimi ishte shqetësimi i tyre kryesor. Gati gjysma u shprehën se u përballën me vështirësi ose nuk ishin në gjendje të paguanin qiranë, me 77% që mezi ia dilnin mbanë. Kostoja e banesave u rrit me 35.4% në Shtator me çmimet e energjisë elektrike me 30.5%, sipas Shërbimit të Statistikave Greke. Qeveria konservatore nisi muajin e kaluar një program ndihme prej 1.74 miliardë eurosh dhe në janar do të nisë edhe një program pilot i kredive me norma të ulëta interesi për blerjen e apartamenteve. Zyrtarët presin që rreth 10,000 çifte të reja të moshës 25-39 vjeç do të përfitojnë nga programi.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share