Të paktën 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga një sulm vetëvrasës në Somali

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur pas një sulmi vetëvrasës në qytetin Beledweyne, në Somalinë qendrore.

Policia thotë se sulmi u krye me një kamion të mbushur me eksploziv, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Ne gjetëm trupat e 13 personave, shumica prej tyre civilë që ishin aty pranë”, tha oficeri i policisë Ahmed Yare Adan për AFP.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Rreth 20 persona të lënduar janë dërguar në spitale të ndryshme”, shtoi ai, duke thënë se pret që numri të rritet.

Ndërtesat thuhet se janë goditur nga bomba dhe banorët mbeten të bllokuar nën rrënoja.

Ky sulm, i cili nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë, vjen në një kohë kur qeveria somaleze pranon se ka pësuar “disa pengesa të rëndësishme” në ofensivën e saj kundër islamistëve radikalë Al-Shabaab.

Qeveria, e mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, ka luftuar kundër kryengritjes Al-Shabaab për më shumë se 15 vjet.

Është një grup i lidhur me Al-Kaedën që thotë se dëshiron të vendosë ligjin islamik në Somali.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share