Studentët nga Taxhikistani dhe Pakistani shprehen të gatshëm për të jetuar në Maqedoni edhe pas studimeve, përcjell Klan Macedonia.
“Epo, përgjigja do të ishte po, sepse me sa kam konstatuar gjatë qëndrimit tim këtu, kemi vizituar disa kompani, të cilat duhet të përzgjedhin studentë, me aftësi tashmë të fituara. Si për shembull kemi njohuri nga shkenca kompjuterike”, tha Arturi nga Taxhikistani në Klan Debat.
Ai shton se pavarësisht vështirësive momentale për t’u punësuar, ndoshta pas përfundimit të studimeve do të arrijnë të integrohen mirë në shoqëri dhe nuk e përjashton mundësinë e as nuk e fsheh dëshirën për të vazhduar jetën në Maqedoninë e Veriut/KlanMacedonia.