Podgoricë: Një i vdekur nga shpërthimi i “bombës” në Gjykatën Themelore

Një person ka humbur jetën kurse disa të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë. Sipas informacioneve jozyrtare të gazetës malazeze “Vijesti”, që ishte thirrur në burime policore, në këtë shpërthim janë lënduar edhe 5 persona, prej të cilëve njëri më rëndë – njofton KlanM,

Personi që ka humbur jetën, sic përcjell KlanM mediat malazeze, është një 40-vjeçar që kishte aktivizuar mjetin shpërthyes.

‘Në ora 11:35 pranuam njoftimin se ndë ndërtesën e Gjykatës Themelore është aktivizuar mjeti shpërthyes dhe se ka të lënduar. Konstatuam se jetën e ka humbur 40-vjeçari M.B që ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe 5 të lënduar tjerë që mjekohen në qendrën klinike” – kanë deklaruar nga Policia Kriminale e Malit të Zi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshe, sic njofton KlanM, për shkak të alarmit për “bomba”, dje ishin evakuar punonjësit e ndërtesës ku janë vendosur Gjykata Supreme, e Lartë dhe e Apelit në Podgoricë. Nga Gjykata Supreme kishin deklaruar se policia që ka siguruar ndërtesën e tre gjykatave ka marrë denoncime për mjet shpërthyes, pas cka ishin kryer kontrolle anti-terroriste.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share