“Të humbur në përkthim” – deklarata e Scholzit, përplasje LSDM – VMRO-DPMNE!

LSDM: Scholzi dha garanca të qarta | VMRO: Është transmetuar gabimisht

Socialdemokratët thonë se vizita e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Gjermani rezultoi me përfitime shtesë për vendin dhe të ardhmen evropiane, njofton KlanM.

Sipas LSDM-së, vendi gjendet para një periudhe ku duhet të ketë përgjegjësi të përbashkët dhe dialog për të rrumbullaksuar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Drejtpërdrejtë nga Kancelari Sholc morëm garanca të qarta dhe të fuqishme se nuk do të ketë kushte dhe pengesa të reja në rrugën evropiane. Të gjitha subjektet politike, duke llogaritur edhe VMRO-DPMNE-në, duhet që në plan të parë t`i vendosin interesat kombëtare që përmes konsensusit ta sigurojmë të ardhmen evropiane”, tha Darko Kaevski nga LSDM.

Si shtet, kundrejt premtimeve, më mirë të jemi të kujdesshëm se sa sërish të zhgënjyer. Në këtë mënyrë, sic njofton KlanM, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, e ka komentuar deklaratën e Kancelarit gjerman Olaf Sholc. Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë një krahasim, sic thotë, me premtimet e Merkelit në vitin 2018 dhe 2020 dhe zotimet e fundit të Kancelarit Sholc.

“Që të vlerësohet kredibiliteti i deklaratës së kancelarit gjerman Sholc, se “nuk do të ketë kushte të reja nga Bullgaria” përveç kërkesës së imponuar për ndryshimin e Kushtetutës, është e dobishme të rikujtojmë deklaratat e ish-Kancelares Merkel nga viti 2018 dhe 2020, kur gjithashtu nga Qeveria në Berlin u dhanë premtime serioze për integrimin në BE, prej të cilëve deri sot asnjë nuk është realizuar, përkundër ndryshimeve të dhimbshme të Kushtetutës”, tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Deklarata e Kancelarit gjerman, Olaf Sholc, se nuk do të ketë kushtëzime të reja në rrugën e Shkupit drejt BE-së, është interpretuar me qëndrime të ndryshme në skenën politike në vend, njofton KlanM. Socialdemokarët dhe mediat e afërta me këtë parti politike pretendojnë se Sholci ka dhënë garanca të qarta, kurse nga opozita pretendojnë se deklarata e Sholcit është transmetuar dhe përkthyer gabimisht.

Në Tuitter, sic percjell KlanM, Kancelari Sholc, pa përmendur garanca dhe kushtëzime, ka falënderuar Kryeministrin Kovaçevski për vizitën duke shkruar se Maqedonia e Veriut nis reformat.

“Jemi serioz për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. RMV-Ja nis reforma të rëndësishme për procesin aderues. Këtë e shohim shumë qartë. Ju falënderoj për vizitën, Kovaçevski” – ka shkruar Sholc në Tuitter. /KlanMacedonia

https://youtu.be/mk1HzfCJiMs

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share