Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen Tatimit Solidar kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria do të gjej kompanitë të cilave shteti u detyrohet kthim të parave të tatimit solidar, do t’i kontaktojë një nga një dhe do të gjejë zgjidhje. Për të njejtën Mickoski njoftoi se ka qenë kundër dhe vazhdimisht ka paralajmëruar se ka qenë një vendim I gabuar.
“Ja, erdhi dita që do të duhet ta ktheni ju. Ata do të bëjnë gati valixhet dhe do të kthehen nga kanë ardhur, ju do të duhet ta ktheni. Tani në vend që 50 milion euro të përdoren për diçka tjetër, ne do të duhet t’i kthejmë për shkak se dikush ka bërë gabim. Këto njerëz kanë të drejtë të kërkojnë edhe kamatë për vonesën. Kjo nuk është për t’u habitur. Vendimi i Gjykatës është përfundimtar dhe duhet të respektohet. Unë tani do ta pyes opozitën se kush janë ata gjykatës kushtetues që i urdhëronte Mickoski. Lë të dalin dhe le të thonë se si do t’i kthejmë këto 50 milion euro. Do t’i kthejmë nga Soravia? Nga Rolls Royce? Nga kompanitë instant për qymyr?” – tha Mickoski.
Nga OEMVP- e quajtën fitore historike sipas tyre Gjykata solli vendim në favor të OEMVP-së, lëndë ankimuese, të cilën edhe zyrtarisht Oda e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese me datë 25.10.2023.
“OEMVP që në përgatitjet dhe miratimin e këtij ligji, ishte kategorike se e njëjta është kundër kushtetuese dhe me partnerët dolëm fitimtarë duke i mbrojtur si asnjëherë më parë, interesat e biznesit vendor dhe të anëtarësisë së saj” – thonë nga OEMPV.
Gjykata Kushtetuese vendosi një ditë më parë, se veprimi kishte qenë jokushtetues. Pas këtij vendimi, Ministria e Financave do të duhet të kthejë 49.2 milionë euro për 156 kompani në Maqedoninë e Veriut. Rreth 130 kompani që nga vitit 2022 nëse të ardhura e tyre ishin mbi 10 milionë eurojanë detyruar me ligj të veçantë nga shumica e kaluar të paguajnë tatim solidar në vlerë totale prej 50 milion eurosh, përskaj tatimit bazë që i kanë pasur shtetit. /tvklan.mk/