Paga më të larta, të punësuarit në DAP me protestë paralajmëruese

EDHE PUNONJËSIT E DOGANËS PARALAJMËROJNË PROTESTË TË PREMTEN

Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike nga sot nisën grevën dyorëshe në shenjë pakënaqësie për mos rritjen e pagave. Në protestë paralajmëruese para Ministrisë së Financave, ata kërkuan nga ministri, Fatmir Besimi, që ta nënshkruajë kontratën kolektive, e cila është arritur së bashku. Nga sindikate e kësaj drejtori paralajmëruan se nuk e kanë ndrëmen të tërhieqn nga kërkesat e tyre dhe se në ditët në vijim do të radikalizojnë veprimet e tyre.Nga sindikata vijojnë të kërkojnë takim me Ministrin e Financave Fatmi Besimi, por ky i fundit ditë më parë tha se nuk pranuar duke u arsyetuar se është duke pregatitur një marveshje të përgjithëshme kolektive.

Protestë të ngjjshme për rritje të pagave kanë paralajmëruar për të premten edhe Punonjësit e Drejtorisë së Doganave. Këto të fundit thonë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ka mundësi që protestat të radikalizohen me mbylljen e pikave kufitare. /Klanmacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përgatiti: Neal Sejfulla

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share