Në Statutin e ri të ASH-së është shtuar edhe një pozitë tjetër, ajo e Kryetarit të Kuvendit. SIpas Taravarit, në rast të dorëheqjes së kryetarit, partinë e drejton Kryetari i Kuvendit për tre muaj deri në mbajtjen e Kongresit.
“Deri tani kuvendin e ka drejtuar kryetari i partisë. Kështu e menduam që prej tani të ketë kryetar kuvendi. Gjithashtu kemi bërë zgjerimin e numrit të kuvendarëve. Kemi pasur shumë prurje të reja në parti”, deklaroi Taravari në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia