Vendi përfshihet nga temperaturat e larta

QEVERIA SOLLI REKOMANDIME PËR PERSONAT E REZIKUAR

Gjatë ditës së sotme por që do të vazhdoj edhe nesër vendi do të përfshihet nga temperaturat e larta, mjekët apelojnë për kujdes kurse qeveria me rekomandime për personat e rezikuar.

Valë e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë ka prekur vendin, për këtë arsye në vend do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Nga DPHM njoftojnë se temperaturat në shumicën e vendeve do të jenë mbi 35 gradë, ndërsa në zonat juglindore edhe mbi 40 gradë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 24 gradë, ndërsa ato maksimale nga 28 deri në 42 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Për shkak të valës së të nxehtit, Qeveria në seancën e djeshme ka doli me një sërë rekomandimesh.

Gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç lirohen nga puna për dy ditët në vijim, fëmijët në kopshte nuk lejohen të bëjnë aktivitet fizik nga ora 11:00. nga ora 17:00, sektori privat duhet të organizojë orarin e punës me qëllim mbrojtjen e punëtorëve nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit, si dhe rekomandohet të shmanget qëndrimi jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Sipas këtyre rekomandimeve, Qeveria ka konstatuar se autoritetet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike duhet t’i respektojnë rekomandimet.

Gjatë fundjavës paralajmërohet mot i freskët. Moti do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale, si dhe do të ketë kushte për stuhi të izoluar afatshkurtër. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share