Taravari: Nëse nuk zgjidhet problemi t’i merren ingerencat Arsovskës

“ASH-ja MBËSHTET TRANSPORTUESIT PRIVAT”

Kështu u prit kryetari i ASH-së Arben Taravari nga vozitësit e autobusëve privat “Mak Express” dhe “Sloboda Prevoz”, të cilët edhe sot bllokuan bulevardin e Ilindenit në afërsi të qytetit të Shkupit.

“Ju falënderoj ne emër te vozitësit privat, familjeve tona dhe nga te gjithë njerëzit qe na përkrahni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ne jemi këtu për te gjithë qytetaret, çfarë mund te gjendet zgjidhje sepse ne jemi te paguar nga qytetaret qe te ndihmojmë ato te cilët janë ne situata te vështira, dhe mendoj qe këtu duhet te vije edhe kryeministri dhe kryetarja dhe partitë tjera qe te gjendet zgjidhje.

Taravari shtoi se bëhet fjalë për 500 familje që presin zgjidhje të këtij problemi dhe nëse Arsovska nuk e ka zgjidhje, atëherë t’i merren kompetencat dhe qeveria do ta zgjidhë çështjen e pagesave ndaj transportuesve privat të qytetit të Shkupit.

“Unë mendoj se është sjellje jo korrekte nga kryetarja e qytetit të Shkupit, ajo duhet të ulet të bisedojë me ta dhe të gjejë një zgjidhje që edhe nëse ka papërgjegjshmëri nga ana e saj, mendoj se kanë të drejtë për protestën që kanë transportuesit privatë, eventualisht t’i merren ingerencat dhe qeveria të marrët me këtë punë më tutje” – tha Arben Taravari.

Nga ana tjetër transportuesit shpërehen të pa kënaqur për mos zgjidhje te problemit nga ana e Arsovskes.

“Gjendja aktuale është status kuo, nuk ka asnjë reagim është për tu habite dhe shpesh e pyes veten çfarë po ndodhe, si mundet një njeri nga vullneti i vet të beje gjithë këtë gjurullti, gjithë këtë kaos në qytetin e Shkupit, ne kemi qenë gjithë në rregull me dokumente dhe dikush nga dëshira e vet na i ndërpreu të ardhurat dhe na e mori edhe punën, a thua çfarë pamje është ndaj biznesmenëve tjerë dhe cila është porosia.” – tha Arben Taravari.

Transportuesit shtuan se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe mund të jetë më e ashpër nëse nuk ka zgjidhje. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share