Vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot në ora 10:00 pas shtyrjes së seancës së parë, të akuzuarit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë sot ulen në karriget e të pandehurve.

Në Gjykatën Themelore – Tetovë, me 6 shtator filloi procesi gjyqësor për zjarrin vdekjeprurës në Spitalin Modular të Tetovës,  por gjykimi u ndërpre për shkak se dy nga tre të akuzuarit nuk ishin të pranishëm. Nga të akuzuarit i pranishëm ishte vetëm ish-Drejtori I Spitalit Klinik, Florin Besimi, ndërsa mungonin ish-Drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Boban Vuçevski, raporton Klan M.

Pasi Gjykatësi Jordan Velkov, konstatoi se nuk janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit, anuloi nisjen e gjykimit për 14 Tetor.

Ndryshe në zjarrin që ndodhi më 8 Shtator të vitit të kaluar në spitalin modular në Tetovë jetën e humbën 12 pacientë dhe dy persona nga jashtë që në atë moment kishin qenë në spital, kurse ishin lënduar rëndë disa pacientë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share