Taravari në ”Rubikon”: Kurti më ka inkurajuar të kandidohem për President!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Edhe pse paraprakisht e kishte refuzuar kategorikisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, inkurajimet dhe anketat e mëvonshme e detyrojnë Arben Taravarin që të ndryshojë mendje.

Taravari mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka inkurajuar që të kandidohet për president të vendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në vitin 2020, Kurti ka qenë shumë aktiv në zgjedhjet parlamentare, na ka ndihmuar. Gati se në cdo tubim tonin në 2020 në Maqedoni, ka pasur eksponentë të LVV-së, e në tubimin e fundit në Shkup ka patë video-paraqitje për shkak të pandemisë” – tha Taravari.

-A i bie se z.Kurti në vazhdimësi ju ka përkrahur juve, apo jo?

“Ne kemi relacione korrekte me z.Kurti kur kemi qenë edhe ne edhe ai në opozitë.

-A pranoni që ju ka përkrahur?

“Absolutisht. Jo tash, në vazhdimësi ka patë një përkrahje …

-Për Ju, më të madhe se sa për BDI-në?

“Tash, ai me siguri ka raporte edhe me BDI-në…”

-Por, a ka mund të kish qenë kjo përkrahje ndaj jush që paska pamundësuar ndoshta një vizitë zyrtare të z.Osmani në Kosovë? Zoti Kurti ka preferuar opozitën?

“Nuk e besoj. Me z.Kurti kemi raporte korrekte njëlloj sikurse që kemi raporte korrekte edhe me z.Rama”

Arben Taravari, në Klan Kosova, tha se nuk e përjashton mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm me Bashkimin Demokratik për Integrim. Megjithatë, ai shtoi se është koha që kjo parti të largohet nga pushteti. Sipas tij, është e rëndësishme që t’i jepet mundësia një strukture të re politike dhe që BDI të kalojë në opozitë. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share