“INKURAJOJMË MIQTË FRANCEZ TË MOS E PRANOJNË TË NJËJTIN SI AMBASADOR ”
Në pres konferencë për shtyp Udhëheqësi i detyrës kryetar i aleancës për shqiptaret Arben Taravari kundërshtoi emërimin e mundshëm të Viktor Dimovskit si ambasador në Francë.
Nga kjo parti po ashtu kërkuan nga Ministria e Punëve të Brendshme që të publikojë menjëherë raportin e hetimit në lidhje me përgjegjësinë e Agjencisë së Sigurisë Nacionale në skandalin Onishçenko.
“E kaluara e Dimovskit ngre shqetësime kur bëhet fjalë për lidhjet e tij të ngushta me Serbinë, të theksuara nga partnerët tonë amerikanë dhe tanimë të njohura edhe nga publiku. Si drejtor i Agjencisë për Siguri Nacionale, Dimovski është shquar për lëshimin e certifikatave të sigurisë për individë të korruptuar dhe nën hetime. Dimovski ka shkelur të drejtat themelore të më shumë se 20.000 qytetarëve të këtij vendi, të cilëve u është mohuar në mënyrë arbitrare shtetësia e Maqedonisë së Veriut nga Agjencia e Sigurisë Nacionale. E para, kërkoj nga Ministria e Punëve të Brendshme që të publikojë menjëherë raportin e hetimit në lidhje me përgjegjësinë e Agjencisë së Sigurisë Nacionale në skandalin Onishçenko” – tha Arben Taravari.
Taravari poashtu bëri thirrje Presidentit të shtetit, Qeverisë por edhe udhëheqësë e shtetit Francës që të refuzojnë një veprim të tillë.
”E dyta, kërkoj nga Presidenti Pendarovski që të refuzojë dekretimin e Dimovskit për arsyet që sapo dhash. Nga Presidenti i vendit, pritet mbrojtja e interesit shtetëror dhe i raporteve me aleatët, dhe jo ulje në nivel të pazareve midis partive politike për një individ të komprometuar dhe të padenjë për pozitë ambasadori” – tha Taravari.
Përndryshe, Viktor Dimovski nuk është më drejtor i Agjencisë për siguri kombëtare (ASK) pasi siç deklaroi kryeministri, ai duhet të jetë ambasador i vendit në Paris. Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me 6 dhjetor vendosi të anulohet vendimi për pranimin e Oleksandër Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri