Punëtorë të ekspozuar në diell, ndërtojnë ”Rrugën e Kaçanikut”

INSPEKORATI SHTETËROR I TREGUT GJOBIT 30 PUNËDHËNËS

Kështu punohet në “Rugën e Kaçanikut”. Disa me vegla dore e disa me eskavator një pjesë e punëtorëve të ndërtimit në ambient të hapur po punojnë në kulmin e të nxehtit edhe pse qeveria rekomandoi të shmanget puna në lokacione ku punëtorët janë të ekspozuar drejtpërdrejt në diell, njofton KlanM.

Disa kishin gjetur pak hije për të pushuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Edhe pse Qeveria ka rekomanduar që në këto ditë të nxehta pas orës 11 punëtorët të mos dalin dhe të bëjnë punë ndërtimrore shohin se në disa lokacione në Shkup, punëtorët po bëjnë punë ndërtomore”.

E Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, sic njofton KlanM, thotë se inspekorët janë në terren dhe se gjatë këtyre ditëve Inspektorati Shtetëror i Punës ka shqiptuar 30 vendime për ndalesë të ushtrimit të veprimtarisë.

“Në ditët e fundit Inspektorati shtetëror i Punës ka qenë në terren dhe ka bërë 164 inspektime në vende ku më së shpeshti janë të eksponuar punëtorët në diell, prej tyre për 30 u është ndaluar ta kryejnë veprimtarinë prej prës 11 deri në ora 17”. – deklaroi Jovana Trençevska, ministre për Punë dhe politikë sociale.

Qeveria, sic njofton KlanM, i rekomandon sektorit privat që të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, para së gjithash duke shmangur qëndrimin në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00; Të gjitha subjektet juridike që kryejnë veprimtari në ambient të hapur, të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punonjësit e ndërtimit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share