Taravari: Blloku politik shqiptar në Maqedoni duhet të kufizohet në dy blloqe kryesore, për forcim të unitetit

Kandidati për president nga opozita shqiptare VLEN, si dhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Travari i ftuar në eminisoninn Klan Direkt, në lidhje me bllokun politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, ka sugjeruar që të kufizohet në dy blloqe kryesore për të forcuar unitetin dhe legjitimitetin politik. Taravari theksoi gjithashtu rëndësinë e respektit reciprok midis partive politike, pavarësisht nga numri i tyre.

Gjithashtu Taravari foli edhe për ndikimin e huaj në politikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht atë të Sërbisë, të cilin e sheh si një faktor shqetësues që po ndikon negativisht në shoqërinë maqedonase. Ai argumenton se ky ndikim ka nxitur një fobi të rritur ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe mosbesimi.

“Unë jam pro të gjitha koalicionkeve politike, sikurse u mblodhëm katër parti që u quajtëm VLEN, unë i vlerësoj të gjitha bashkëpunimet. Nga pala shqiptare, pra do kisha deshë në bllokun politik shqiptar të ketë vetëm dy blloqe, mos të ketë më shumë, por edhe nëse e ka një parti të tretë të jetë legjitime dhe t’i respektojë të gjitha palët kundërshtare në politikë. Tani në Maqedoni sa i përket ndikimit rus, konkretisht unë nuk kam të dhëna, nuk e di sa ndikim ka, por besoj se çdo shtet mundohet të ketë një farë ndikimi dhe e di një gjë që është shumë e sigurt dhe ky është ndikimi i Sërbisë, që është tepër shqetësuese për Maqedoninë.
Unë mendoj se problemi kryesor jo vetmi i shqiptarëve po posaçërisht në problemin tonë me maqedonasit, është ndikimi i jashtëzakonshëm i Sëbisë sot në shoqëri, e posaçërisht në atë maqedonase. E them kështu sepse ky ndikim ka krijuar fenomene të cilat janë brengosëse në Maqedoni në shoqërinë maqedonase ku ka lindur një farë fobie ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve nga ky ndikim”, tha Taravari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share