Talat Xhaferi me kritika ndaj VLEN-it/ Trupat koordinues të sektorit të sigurisë pa shqiptarë

TALAT XHAFERI ME KRITIKA NDAJ VLENIT

Ish kryeministri dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi në një prononcim për Klan Maqedoni ka adresuar kritika në drejtim të VLEN-it për mungesën e ministrave shqiptar në Këshillin Kordinues Qeveritar për Siguri, respektivisht shërbime sekrete. Sipas tij, përgjigje për mungesën e shqiptarëve gjithandej, po edhe në Këshillet kordinuese të rëndësishme brenda Qeverisë duhet të japin krerët e VLEN-it.

“Nëse i referohemi përbërjeve paraprake rezulton që mbi bazë të funskioneve që janë bartur përbërja ka qenë ndryshe prej asaj që është sot, përbërjet Qeveritare në resoret përkatëse. Nëse në përbërjen paraprake Bujar Osmani ka qenë në krye të MPJ-së, drejtor i Agjencionit për Zbulim ka qenë Erolld Musliu, ministër i Financave ka qenë Fatmir Besimi, nënkupton që pjesmarrja e tyre ka qenë sipas funksionit në trupin kordinues të institucioneve të sigurisë. Aktualisht të gjithë këto resore po udhëhiqen nga kuadrot e VMRO-së që rezulton që asnjë mos të jetë shqiptar” – tha Xhaferi.

Problemi është në çështjen e koordinimit të sistemit të sigurisë në kontekst të asaj çka është siguria në përgjithësi dhe pjesmarrja adekuate në vendmimarrje dhe në koordinim të të gjitha veprimeve që burojnë ato kompetenca. Sipas Xhaferit, shqiptarët mungojnë edhe në komisione tjera  respektivisht për trupën e Qeverisë për komisionin për menaxhim me kriza në të cilën gjithashtu është vetëm një shqiptar, edhe atë Arben Taravari. Ai tha se para se të bëhet pazari qeverisës duhet pasur parasyshë të gjitha rrethanat e jo pastaj, faji të mbetet “jetim”.

”Është vetëm një person që merr pjesë aty, është ministri i shëndetësisë që rezulton të jetë shqiptar, përndryshe, ministri i mbrojtjes, i MPB-së, i MPJ-së, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza janë anëtarë të komitetit drejtues të Menaxhimit të krizave dhe gjithë këto janë institucione që kanë të bëjnë me sigurinë. Kush është fajtor? Në popull thuhet, faji është jetim por mbi të gjitha kur bëhen bisedimet për pjesmarrje në qeveri duhet patur llogari edhe për këto elemente” – tha Xhaferi.

Klan kërkoi përgjigje për këtë edhe nga deputet të VLEN-it por përgjigje nuk morrëm. Kritikat kanë qenë të ashpra për mungesën e shqiptarëve në pozitat udhëheqësve në sektorët e sigurisë. Në krye tw Agjencisw sw Intelegjencws mw nuk ka shqiptarë e ngjajshme është situata edhe brenda MPB-së edhe Ministrisë së Mbrojtjes. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share