Motoçiklisti nga Shkupi del nga rruga dhe përplaset – Konstatohen lëndime të rënda

Një 20 vjeçar nga Shkupi ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur në Pletvar, afër Prilepit. Nga përplasja, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, përcjell KlanM.

“Më datë 21.04.2023, në ora 14:35, është raportuar se në rrugën rajonale Gradsko-Prilep në afërsi të Qafës së Pletvarit, motori “Suzuki” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.J (20) nga Shkupi ka dalë nga rruga. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit në Prilep. Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor i Prilepit”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share