Udhëheqësit e grupit G7 do të takohen gjatë drekës sot për të diskutuar pas sulmeve ruse të së hënës në qytetet ukrainase. Gjatë ditës së sotme, liderët duke përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën në përpjekjet e saj të luftës. Në takim, pritet që të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Mësohet se kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss do t’i nxisë homologët e saj që të mbajnë të njëjtin qëndrim duke vazhduar mbështetjen e tyre për Ukrainën. BBC raporton se Truss pritet të deklarojë se Ukraina dëshiron paqen dhe se Perëndimi “nuk duhet të lëkundet asnjë pikë” për të ndihmuar Kievin për ta fituar atë.
Kryeministrja britanike foli më herët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në vazhdën e sulmeve të raketore ruse./tvklan.al