Takim tet a tet i Kryetarit Xhaferi me Presidentin Matarella

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Presidentin e Republikës Italiane, Serxho Matarella, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që në vigjilje të vitit kur Maqedonia e Veriut  dhe Republika Italiane shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, vizitat kthyese në nivelin më të lartë intensifikohen. Ai e njoftoi Presidentin Matarella me proceset aktuale në Kuvend, me punën e Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin Italian, si edhe me gjendjen politike në shtet. Kryetari Xhaferi foli edhe për diasporën tonë në Itali, e cila numëron mbi 100.000 banorë dhe falënderoi për raportin që Italia e ka në drejtim të qytetarëve tanë.

Në lidhje me proceset eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari Xhaferi theksoi se mbështetja pa rezervë dhe mbi të gjitha vokale e miqve tanë dhe e shteteve tradicionalisht partnere siç është pa dyshim Italia, për ne paraqet konfirmim të padyshimtë i të gjitha përpjekjeve tona për të realizuar qëllimin strategjik dhe dëshirën e qytetarëve tanë – të bëhemi pjesë e familjes evropiane të popujve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bashkëbiseduesit folën edhe për gjendjen aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë në Evropë, me fokusim në agresionin rus mbi Ukrainën, dhe kontributin që të dy shtetet, si aleatë në NATO e kanë për kthimin dhe ruajtjen e paqes Evropiane dhe botërore dhe këmbyen opinione rreth sfidave me të cilat  do të ballafaqohet Evropa në fushat e energjetikës dhe sigurisë së ushqimit.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti Matarella u drejtua edhe para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share